AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Elbasan: “Opozita një katastrofë ambulante, mund të pengojë integrimin”

Në një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste të zhvilluar këtë të diel në Elbasan, kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit europian të vendit kërkon stabilitet politik dhe mbështetje të fortë parlamentare.

Në fjalën e tij, kryeministri kritikoi ashpër opozitën, të cilën e cilësoi si “një katastrofë ambulante”, duke shtuar se mungesa e një opozite funksionale mund të krijojë vakum politik që rrezikon të shoqërohet me “energji negative” dhe të pengojë rrugën europiane të vendit.

Rama shtoi se shumica parlamentare prej 83 mandatesh mbetet e qëndrueshme dhe se procesi i integrimit nuk vihet në pikëpyetje nga zhvillimet e brendshme politike.

 

Fraksiin.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com