AktualitetPolitikëTë fundit

“Se u lemeris dynjaja!”, Integrimi, Rama: Ja pse e doja një mandat të fortë! Thoshin do bëhet si Putini!

Kryeministri Edi rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së Elbasan, Rama kërkoi që Partia Socialiste të motivohet fort dhe ta ndjejë shumë fort përgjegjësinë që të mbajë mbi shpatulla procesin e integrimit europian.

“Se u lemeris dynjaja! ‘U bllokuan negociatat’, ‘u bllokuan negociatat’, ‘u bllokuan negociatat’, ‘u bllokuan negociatat’, ‘doli Gjermania, hyri Gjermania’. Si bëhet shpjegimi? Shpjegimi bëhet në radhë të parë ne duke folur me ju dhe pastaj ju duke folur me ata, me të gjithë. Njerëzit e kanë në qendër të vëmendjes këtë çështje, sepse duan që ne ta realizojmë atë për të cilën na dhanë të gjithë atë mbështetje. Ta bëjmë realitet pasaportën e Bashkimit Europian për çdo shqiptar. Atëherë që të bëhet kjo na duhet forcë”, tha Rama.

“Kur unë thosha na duhet një mandat i fortë, thoshin ky do të bëhet si Putini! Por ja ku jemi sot në fund të janarit ne kemi kaluar 27 ligje mos gabohem që ishin një paketë që ishte vetëm për negociatat, sepse ne i kemi në tavolinë të gjitha detyrat. Janë pafund edhe thotë “deri në këtë muaj duhet të kaloni këto ligje, deri në atë muaj duhet të kaloni këto masa, deri në atë muaj…”. Dhe të gjitha këto janë për të përputhur legjislacionin me standardet e Bashkimit Europian. Nga këto 27, 7 ishin me 84 vota. Tani e përfytyroni ju sikur ne të kishim 75 edhe të tjerat kishin molotovarët se ku do ishim sot ne?”, tha Rama.

Sipas tij, “atëherë do na ishin bllokuar negociatat, sepse do na ishte bllokuar parlamenti”.

“Ne do ishim në një situatë dhe do vinim vërdallë duke i gjëmu bishtit tonë. Prandaj duheshin ato vota! Prandaj unë insistoja që na duhet, na duhet, na duhet dhe prandaj ne duhet t’i puthim duart të gjithë atyre që na i dhanë ato vota, jo për këto karrige, po për atë forcë që ato vota kanë në Parlament, që ne t’i realizojmë negociatat”, shtoi Rama.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com