Veliaj kërkon transmetimin live të seancës, gjykata rrëzon kërkesën
Seanca e Veliajt në administrative, avokati Ndreca kërkon seancën transmetimin live, trupa gjykuese tërhiqet për vendim
Gjyqtari Hazbi Balliu ka vendosur që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllur pa praninë e kamerave, ndërsa në sallë do të lejohen vetëm gazetarët.
“Nuk jemi në kushtet për të vënë në vlerësim ktë fakt, të drejtën e çdo qytetari për të qenë në një seancë gjyqësorë. Parimi kushtetues i publicitetit të seancës është parim që nuk mund të ndalohet vetëm kur cënohet integriteti i një personi, i sallës apo i zhvillimit të procesit gjyqësor, ku në këtë rast nuk ka arsye të mendohet se mund të ndodhë. Kushtetuta përcakton qartë të drejtën dhe lirinë e medias dhe predipozohet që duhet të ketë në dispozicion që të ushtrojë veprimtarinë e saj të lirë, Bëhet fjalë për një akt administrative të përfaqësuesit të palës së paditur. Akti administrative është akt i presidentit të republikës së Shqipërisë…”, tha mes të tjerash avokati i Veliajt, Plarent Ndreca.
Fraksion.com

