Refuzimi i komisioneve hetimore, “S’na pranohet interpelanca me Ramën”, Bardhi në GJK: Prokuroria nuk na detyron të mos ushtrojmë kompetencën tonë kushtetuese
Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet ankimimi i deputetëve të PD për ngritjen e komisioneve hetimore në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 11 maj.
Gjithashtu ai theksoi se nuk u lejohet që të ushtrojnë të drejtat dhe për këtë, u janë arsye nga më të ndryshmet.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Bardhi shtoi se; “Në seancë plenare na është thënë një gënjeshtër, se nuk janë paraqitur fakte apo prova se autoritetet shqiptare kanë kryer veprime të paligjshme. Unë nuk e di që një hetim i departamentit amerikan të shtetit është spekulim politik. Për mua janë dokumente zyrtare që legjitimojnë kërkesën për hetim. Ka konfirmim zyrtar të prokurorisë së posaçme ata kanë nisur hetimet, pra paska të dhëna për të nisur një hetim penal por nuk ka fakte për të nisur një hetim parlamentar. Prokuroria nuk na detyron të mos ushtrojmë kompetencën tonë Kushtetuese”.
Fraksion.com

