AktualitetPolitikëTë fundit

“Luftën politike e ka fryrë Skënderbeu”, Curri: Spiropali ka interes personal, Erion Braçe e ka parimore

Analisti Arjan Curri ka komentuar  lëvizjet e Spiropalit brenda Partisë Socialiste dhe daljet e saj me deklarata publike pas debatit me Ramën në mbledhjen e Grupit të PS.

I ftuar mbrëmë  në Top Story, Curri bëri edhe një krahasim mes deputetit Erion Braçe dhe Elisa Spiropalit, ku u shpreh se ai ka interes parimor, kurse ish-ministrja e Punëve të Jashtme e ka interesin personal.

“Erion Braçe nuk ka interes personal pas, ai e ka parimor, kurse Spiropali e ka personal. Ka shumë rëndësi në politikë kush e thotë dhe kur e thotë. Të flasësh ti pas 13 vitesh për partinë-shtet kur e ke bërë Ramën Skënderbeu, është sikur t’i nxjerrësh inatin. Ke pas edhe një konkurrente që është Balluku. Këto dy zonja kanë pasur një luftë të madhe politike brenda PS, luftë që e ka fryrë Skënderbeu Rama. Ky inat dhe padurim i saj e ka çuar në këtë fazë ku është sot.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com