Berisha kandidati i vetëm për kryetar të PD, pas Salianjit e Balliut skualifikohen nga gara edhe Mereme Sela e Vladimir Mulaj
Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara për kryetar të Partisë Demokratike, ndërsa një ditë më parë kandidimi nuk iu lejua as ish-deputetit të PD Ervin Salianji, nënkryetares së FRPD, Alesia Balliu dhe ish-anëtares së Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari.
Raportohet se Sela dhe Mulaj nuk kanë përmbushur kriteret, përfundim i sjellë pas shqyrtimit të bërë nga KOKOE. Me këtë lëvizje, kreu aktual i PD, Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm në garë.
Sakaq, kandidaturat e Ervin Salianjit, Alesia Balliut dhe Evi Kokalarit u konsideruan nga PD si të papërshtatshme. Madje, burime pranë selisë blu theksojnë se ish-deputeti Ervin Salianji është përjashtuar edhe si anëtar i PD.
Fraksion.com




