Kryetarët e Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe të Komitetit Ushtarak të BE-së riafirmojnë angazhimin e fortë për stabilitetin rajonal në një vizitë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor
Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s (CMC), Admirali Giuseppe Cavo Dragone, dhe Kryetari i Komitetit Ushtarak të BE-së (CEUMC), Gjenerali Seán Clancy, zhvilluan një vizitë të përbashkët në Prishtina dhe Sarajeva, më 28 dhe 29 prill 2026.
Vizita theksoi angazhimin e përbashkët NATO-BE për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë gjithë takimit, Admirali Cavo Dragone dhe Gjenerali Clancy riafirmuan forcën dhe vlerën e shtuar të bashkëpunimit ushtarak NATO-BE, si dhe plotësueshmërinë e përpjekjeve të ndërmarra nga misioni i Forcës së Kosovës (KFOR) i udhëhequr nga NATO dhe nga Operacioni Althea (EUFOR) i udhëhequr nga BE në Bosnjë dhe Hercegovinë.
NATO mbështet EUFOR-in sipas Marrëveshjeve Berlin Plus.
Në Prishtinë, Admirali Cavo Dragone dhe Gjenerali Clancy ndanë pikëpamje mbi përpjekjet e vazhdueshme të misionit KFOR – nën mandatin e tij të gjatë të OKB-së – me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş. Ata gjithashtu vëzhguan aktivitetet e KFOR-it në terren, duke përfshirë edhe një fluturim orientues në teatër.
Për më tepër, ata vlerësuan zhvillimet e fundit të sigurisë, përmes takimeve me përfaqësues të institucioneve në Kosovë, përfshirë Z. Albin Kurti, Z. Ejup Maqedonci dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjeneral Lejtnant Bashkimi Jashari.
“KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, tha Admirali Cavo Dragone.
Delegacionet vizitore u transportuan nga Prishtina në Sarajevë me një fluturim ushtarak të siguruar nga KFOR-i.
Në Sarajevë, Kryetarët e Komiteteve Ushtarake të NATO-s dhe BE-së iu drejtuan Fakultetit të Kriminologjisë, Drejtësisë Penale dhe Studimeve të Sigurisë të Universitetit të Sarajevës dhe shkëmbyen pikëpamje me studentët mbi një sërë temash, duke përfshirë bashkëpunimin e vazhdueshëm NATO-BE në mbështetje të paqes dhe sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe stabilitetit rajonal.
Admirali Cavo Dragone theksoi se “NATO është angazhuar ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës për tre dekada”, duke shtuar se “angazhimi ynë ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ndaj stabilitetit rajonal është i patundur”. CMC dhe CEUMC u takuan gjithashtu me Komandantin e EUFOR-it,
Gjeneralmajor Maurizio Fronda, Komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë (NHQSa), GjeneralBrigade Matthew Valas, Shefin e Qelqës së Mbështetjes së Angazhimit Politik të NATO-s, Ambasadorin Vladimir Vucinic, Përfaqësuesin Special të BE-së, Ambasadorin Luigi Soreca, dhe Komandantin Operacional për Misionin Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeneral Lejtnant Ludovic Pinon de Quincy.
Për më tepër, ata zhvilluan një takim të përbashkët me Shefin e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës, Gjeneralin Gojko Knežević.
Fraksion.com

