Balla dëshmon në GJKKO për dosjen “Partizani”, përballet me Malltezin në seancë: Kallëzimin e bëra si qytetar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është marrë në pyetje si dëshmitar në GJKKO për dosjen “Partizani”, në cilësinë e kallëzuesit.
Në dëshminë e tij, Balla theksoi se kallëzimi i dorëzuar prej tij është shoqëruar me dokumentacion të detajuar dhe me data konkrete, duke ngritur dyshime mbi procedurat e ndjekura për privatizimin dhe vlerësimin e pronave.
Sipas Ballës, faza e parë e procedurës është zhvilluar në një periudhë të shkurtër prej rreth 6 muajsh, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e procesit. Ai shtoi se në kallëzimin e tij ka përfshirë edhe dyshime për pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ndërkohë, gjatë pyetjeve nga Malltezi, një nga pronarët e tokës, Balla sqaroi se në kohën e depozitimit të kallëzimit ka mbajtur funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe më pas të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, por kallëzimin e ka firmosur si qytetar.
“Kam kryer detyrën si çdo qytetar, në dobi të interesit publik,” u shpreh ai, duke theksuar se vendimi për kallëzimin ka qenë personal dhe jo i grupit parlamentar.
Pjesë nga gjyqi:
SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretendoi se janë dëmshpërblyer?
Balla: Jam njohur nga mediat me nje dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.
SPAK: A ju kujton gjë shoqëria G Kamp
Balla: jo nuk me kujtohet.
Jamarbër Malltezi: Çfarë pozicioni ishit kur betë kallëzimin?
Balla: Kam qene sekretar i përgjithshëm i PS. Unë kam kryer detyrën si çdo qytetar. Kam kryer detyrën ne dobi te interesit publik. Kam qene kryetar i grupit te PS
Jamamber Malltezi: A me sqaron dot se ku punoni?
Balla: Jam deputet i parlamentit të Shqipërisë
Malltezi: Po funksion tjetër
Balla: Drejtues politik i PS për diasporën
Malltezi: Sa kohë keni deputet
Balla: 9 shator 2005
Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin
Balla: kam qenë kryetar i grupit të partisë socialiste
Malltezi: Në çfarë cilësie e keni bëre kallëzimin?
Balla: E kam nënshkruar si qytetar
Malltezi: Dëshmitri thote e kam firmos si qytetar ndërkohë duket qartazi ndryshe.
Balla: Në lidhje me këtë çështje kam kryer detyrën si qytetar i republikës së Shqipërisë, kam bërë detyrën edhe si deputet dhe përfaqësues i një funksioni publik.
Malltezi: A ka qenë kjo veprimtari e grupit parlamentar?
Balla: është e ndërthurur, vendimi ka qene i imi, jo i grupit parlamentar të PS.
Malltezi: Provat a janë depozituar nga ju?
Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumë vjeçare, kam shfrytëzuar ligjin për statusin e deputetit dhe kam mbledhur dokumentet dhe i kam depozituar në prokurorin e posaçme.
Malltezi: një pjese e këtyre të dhënave janë të dhëna personale? Si janë marrë provat?
Balla: U jam drejtuar institucioneve në lidhje me procedurat që janë ndjekur, një pjesë kanë qenë edhe nëpërmjet qytetarëve.
Fraksion.com

