“Mazhoranca, mburojë e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, Bardhi e Tabaku ankohen në Senatin Italian: Ka zhbërë shtyllat e një shteti demokratik
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku kanë takuar Kryetarin e Komisionit për Çështjet Europiane në Senatin Italian, Senatorin Giuliomaria Terzi di Sant’Agata
Deputetët demokrat e kanë njohur me zhvillimet në Shqipëri dhe i kanë shprehur qëndrimin e pa lëkundur mbështetës për integrimin europian të Shqipërisë.
“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të çuar përpara këtë proces jetik për vendin, mbi të gjitha duke qenë të vërtetë dhe duke mos fshehur problematikat që mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë.
Partia Demokratike, ndan qëndrimin, ashtu sikurse partneret ndërkombëtarë, se procesi i integrimit duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve europiane”, shprehen dy deputetët e PD.
Bardhi e Tabaku thonë se mazhoranca socialiste ka zhbërë shtyllat kryesore të funksionimit të një shteti demokratik, duke cënuar sipas tyre zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Fatkeqësisht, sot Shqipëria nuk e përmbush këtë. Mazhoranca, ka zhbërë shtyllat kryesore mbi te cilat funksionon nje shtet demokratik, duke cenuar zgjedhjet e lira e të ndershme, dhe duke u bërë mburojë e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Fraksion.com

