AktualitetPolitikëTë fundit

Çmimi i naftës, Rama: Bordi nuk në linjë me tregun ndërkombëtar

Kryeministri i vendit, Edi Rama, me podcastin e tij “Flasim”, si çdo fundjavë…

E nisi fjalën e tij me vendimet e Bordit të Transparencës, i cili është vënë në lëvizje për të reflektuar impaktin e luftës mbi çmimet në tregun e naftës, duke shmangur abuzimet në dëm të konsumatorëve.

“Bordi nuk vendos çmimin arbitrarisht, thjesht dhe vetëm mbikëqyr”, qartësoi kryeministri.

Ritheksoi se ekonomia shqiptare vijon të diversifikohet dhe se Shqipëria nuk është më një ofertë ekonomike për të gjithë ata që duan të investojnë, thjesht dhe vetëm në një apo dy drejtime.

Në mbyllje të shënimeve të javës, njoftoi se shumë shpejt do të nisë një cikël takimesh në të gjitha qarqet e vendit, ku do të flitet për punët e finalizuara në këtë mandat të katërt të Partisë Socialiste dhe sigurisht përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Natyrisht edhe për të dëgjuar njerëzit, por edhe në funksion të organizimit për atë që do të jetë fitorja e ardhshme shembullore në zgjedhjet vendore”, përfundoi me bindje numri një i kabinetit.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com