“Do të gdhihemi trokë nëse qeveria nuk merr masa”, alarmi i ekspertit: Rritja e çmimit të naftës ka ulur GDP, jemi drejt recesionit ekonomik
Eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, i ftuar në “Studio 24” deklaroi se Shqipëria rrezikon sigurinë dhe stabilitetin financiar dhe kombëtar duke mos marrë masa për krizën e karburanteve që ka përfshirë botën si pasojë e konfliktit mes SHBA dhe Izraelit kundër Iranit.
“Por rritja është 3% që dmth se rrezikohemi seriozisht në recension të pastër ekonomik vetëm nga karburanti. Pra rrezikohemi seriozisht të kalojmë në destabilizim shteti ku s’do të ketë fonde për pensione, për pagat, s’do të ketë investime, problem sistemi arsimor e shëndetësor. Pra një ditë të bukur, gdhihemi trokë”, tha Buxhuku.
Por ajo luan për ndryshim sistemi pasi kërcënohet dollari amerikan. Ai është i rëndësishëm më shumë se sa forcat e saj ushtarake. Përmes dollarit amerikan ka siguruar epërsinë e SHBA deri më sot. Gjithë përplasja bëhet për të ruajtur dollarin.
Paqja e brishtë që mund të arrihet është e përkohshme për SHBA pasi nuk e ka arritur objektivin e saj, dhe mund të sjellë në rindezje të situatës.
Momentet janë shumë të brishta, jemi në një situatë të njëjtë si me luftën Ukrainë-Rusi. Na gjeti papërgatitur, tregon fatkeqësisht se kemi të bëjmë me një shtet të falimentuar, është formal dhe jo shtet veprues. Të mbrojë interesat madhore, dhe nuk bëhet fjalë këtu thjesht për ekonominë por për sigurinë kombëtare. Pasi karburanti është malli për të cilën bëhen luftrat në botë dhe ti s’mund të qëndrosh në pozita passive, në një vend ku s’ka industri, një vend që importon gjithçka, 5.6% importi.
10% rritje e çmimit të karburantit do të thotë 0.8% rënie e GDP vjetore. Në Shqipëri është rritur 25% cmimi i karburantit, nëse vazhdon kemi humbur gati 2% të prodhimit të brendshëm kombëtar të vitit, por rritja është 3% që dmth se rrezikohemi seriozisht në recension të pastër ekonomik vetëm nga karburanti. Pra rrezikohemi seriozisht të kalojmë në destabilizim shteti ku s’do të ketë fonde për pensione, për pagat, s’do të ketë investime, problem sistemi arsimor e shëndetësor. Pra një ditë të bukur, gdhihemi trokë.
Fraksion.com

