Asnjë vend nuk është ‘imun’ nga kriza e mundshme më e keqe energjetike në dekada
Lufta në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë një krizë energjetike më të keqe se goditjet e kombinuara të viteve 1970 dhe të krahasueshme me ndikimet fillestare të pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Ky ishte paralajmërimi i Fatih Birol, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, në komentet e bëra për median australiane në një konferencë për shtyp në Canberra.
“Shumë prej nesh i kujtojnë dy krizat e njëpasnjëshme të naftës në vitet 1970… në atë kohë, në secilën prej krizave, bota ka humbur rreth pesë milionë fuçi në ditë, të dyja së bashku, 10 milionë fuçi në ditë”, tha Birrol.
“Deri më sot, kemi humbur 11 milionë fuçi në ditë, pra më shumë se dy goditje të mëdha nafte së bashku.
Ai shtoi se asnjë vend “nuk do të jetë imun” ndaj pasojave energjetike të krizës, pasi dërgesat e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) që rrjedhin përmes një kanali jetësor – Ngushticës së Hormuzit – mbeten të bllokuara nga një bllokadë iraniane.

