Life StyleTë fundit

“Mirditorët më parë japin vajzën sesa besën”/ Deklarata e Selin, banorja ballafaqohet me Juelën, Artani përlotet: Më thuaj ku e ke lexuar

Për Mirditorët thonë që më parë japin vajzën sesa besën. Janë shumë të pabesë si njerëz, e thonë të gjithë. Për Dibranët thonë që janë shumë mashtrues.”

Kjo ishte deklarata e bërë nga Selin gjatë një sfide nga Vëllai i Madh, e cila ngjalli debate të ashpra mes banores, Artanit dhe Juelës.

Artani dhe Juela, të dy nga Mirdita, nuk ranë dakord me këtë deklaratë, duke treguar se njerëzit nga veriu i Shqipërisë janë shumë të besës dhe i respektojnë shumë vajzat.

Juela: Selin është e para që ka gjykuar Rogertin për krahinat, dhe është e para që është marrë vetë. Unë jam shumë krenare që jam Mirditore. Sa i përket fjalës që kjo vajzë ka thënë, kjo vajzë është një viktimë e paragjykimeve të opinionit publik. Është hera e parë që e dëgjoj këtë fjalë. Unë vij nga një familje që gjyshërit i kisha kryepleq. Janë njerëz të besës, e kanë respektuar gjithmonë vajzën. Unë nuk e harroj origjinën time.

Selin: Ndihem shumë keq që ka marrë përmasa të këtij lloji. Si fillim, vjen Rogerti dhe i thotë Tanit: “Do ma japësh besën?” Është një shprehje popullore që e kam dëgjuar nga të tjerët, për partneren jo vajzën. Kërkoj shumë falje. Shumë fjalë thonë për origjinën time. Nuk ka qenë konteksti për të marrë këto përmasa.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com