AktualitetPolitikëTë fundit

Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, do të merret në pyetje nga hetuesit

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur pak momente më parë në ambientet e SPAK.

Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se paraqitja e saj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vjen pas një thirrjeje të veçantë nga SPAK. Xoxa do të merret në pyetje nga hetuesit.

Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com