Arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vite burg për abuzim seksual me të mitur
Policia e Shijakut ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një të mituri.
Në kuadër të kontrolleve të shënjestruara mbi bazën e inteligjencës policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Shijakut lokalizuan dhe arrestuan në fshatin Sallmone 32-vjeçarin Fatjon Hoxha, banues në Shijak.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore. Policia vijon punën për kapjen e personave të tjerë në kërkim dhe garantimin e rendit dhe sigurisë.
Fraksion.com

