AktualitetPolitikëTë fundit

Vijojnë tensionet përpara Parlamentit! Protestuesit shtyjnë policinë, forcat blu përgjigjen me spraj lotsjellës

Vazhdon protesta e opozitës përpara parlamentit, teksa tashmë ka edhe tensione.

11:37 – Janë shtuar tensionet përpara parlamentit. Protestuesit janë përpjekur që të shtyjnë kordonin policor, por kanë ndeshur në rezistencën e efektivëve. Protestuesit dhe policia janë përplasur disa herë me njëri-tjetrin.

11:05- Protestuesit po tentojnë të çajnë gardhin policor përpara Kuvendit.

“Shtyni. Jemi luanë të Sali Berishës, shkojmë gjithmonë përpara”, thanë protestuesit ndër të tjera.

Ndërsa, protestuesit u përpoqën të çajnë gardhin, policia është përgjigjur me spraj lotsjellës. Ndërsa jashtë Kuvendit protestohet, në parlament vijon seanca plenare./BW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com