“Kryeministri ka 11 vite që largon shqiptarët nga vendi”, Këlliçi para protestuesve: Qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre
Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit Belind Këlliçi, në fjalën e tij në protestën e opozitës deklaroi se kryeministri Edi Rama ka 11 vite që largon shqiptarët nga vendi.
Këlliçi theksoi se qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre. Ai tha se duhet të largohet qeveria, të cilën e konsideroi të korruptuar, me qëllim që në vend të vendoset drejtësia.
Belind Këlliçi: Policia, boll hodhët gaz ndaj qytetarëve. Kjo është betejë për të gjithë shqiptarët, demokratë e socialist, me apo pa parti politike. Ai është parlamenti i shqiptarëve dhe jo i narkomanëve. Edi Rama me qeverinë e tij ka larguar 1 milion shqiptarë. Rama ke 11 vite që përzë shqiptarët nga vendi. Ky është regjim i mbështetur në krim e drogë.
Fraksion.com

