74-vjetori i NATO-s, Begaj: Të vendosur për të forcuar sigurinë
Presidenti Bajram Begaj uroi sot 74-vjetorin e themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, NATO
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj vlerësoi kontributin e NATO-s në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.
“Gëzuar ditëlindjen NATO. 74 vjet në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe vlerave euroatlantike. Shqipëria së bashku me aleatët e tjerë të vendosur për të forcuar sigurinë në rajon dhe kudo”, shkruan Begaj.
E themeluar më 4 prill 1949 në Uashington, NATO-ja fillimisht kishte 12 shtete themeluese: 10 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.
Shqipëria është pjesë e NATO-s para 14 vitesh.
Në qershor 1992, Shqipëria aplikoi dhe u pranua zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut. 19 mars 1993, për herë të parë, vizitoi Shqipërinë Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Manfred Verner.
Fraksion.com

