AktualitetPolitikëTë fundit

Meta në Forumin e Maltës: Të punojmë pa u lodhur për paqe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet sot në Maltë, ku mori pjesë sot në punimet e Forumit Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë.

Meta u shpreh se, paqja mbetet gjithmonë e brishtë dhe e kërcënuar, prandaj duhet punuar pa u lodhur për të.

“I nderuar të marr pjesë sot në punimet e “Forumit Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë” që po zhvillohet në Valletta, nën kujdesin e Presidentit të Maltës, George Vella”, u shpreh Meta në një reagim.

Meta theksoi se kjo ishte “një mundësi e shkëlqyer për të theksuar së bashku me personalitetet e pranishme, se paqja mbetet gjithmonë e brishtë dhe e kërcënuar, prandaj duhet të punojmë pa u lodhur për të”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com