AktualitetTë fundit

Nuk justifikon dot pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ervin Karanxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin, Ervin Karanxha pasi nuk ka mundur të justifikojë pasurinë.

KPK gjeti mungesë të burimeve financiare për Prokurorin e Tiranës, pasi ai rezulton se ka një bilanc negativ, domethënë ka shpenzuar më shumë se sa ka fituar ligjërisht.

Ervin Karanxha është bashkëshorti i ish-gjykatëses Bernina Kondi, e cila u shkarkua disa muaj më parë sepse edhe ajo kishte probleme me pasurinë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com