AktualitetPolitikëTë fundit

“I shkoi në orën 22:30”, avokati Ndreca: Takimi i Gogut me Veliajn 1 orë e gjysmë ‘kokë më kokë’ i papërshtatshëm

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar për mediat pas shtyrjes së seancës gjyqësore, ku Veliaj nuk ishte i pranishëm. Ndreca ka folur edhe për takimin mes Veliajt dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në ambientet e burgut.

Sipas avokatit, ministri ka shkuar për të takuar Veliajn rreth orës 22:30 dhe ka qëndruar me të për rreth një orë e gjysmë në zyrën e drejtorit të burgut.

Ai theksoi se Veliaj nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për të takuar ministrin, ndërsa shtoi se nëse Gogu kishte si qëllim inspektimin e kushteve në institucionin e vuajtjes së dënimit, duhej ta kryente këtë detyrë në mënyrë zyrtare dhe i shoqëruar nga inspektorët përkatës.

“Unë kam marrë dijeni dje në të njëjtin moment kur Veliaj më dha letrën, më dha shënimet që ka mbajtur direkt pas takimit, dhe më ka informuar.  Unë dhe grupi i avokatëve të huaj po vlerësojmë nëse bëhet fjalë për vepër penale dhe cila vepër është.

Nuk ka kërkesë nga Veliaj për ta takuar ministrin e Drejtësisë, por ministri nuk mund të shkojë në orën 10:30 të darkës. Nëse do të shkonte për zbatimin e detyrës duhet të shkonte në mënyrë zyrtare në orar zyrtar, me inspektorë. Ministri ka të drejtë të inspektojë institucionin jo të takojë për 1 orë e gjysmë kokë më kokë një person nën hetim, në zyrë e drejtorit të burgut. Nëse ka qëllim të inspektojë kushtet në burg, duhet të shkojë me inspektorë jo takim me të pandehurin”, u shpreh ai

 


“Kemi 5 ditë që kërkojmë vendimin e transferimit. Është mjeti me të cilin duhet të shkojmë në gjykatë, në këto kushte jemi në pamundësi për të bërë ankimim. Kemi kërkuar vendimin mes shkresë zyrtare”,
tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com