AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: LSI do e çonim për skrap, por Basha më tradhtoi

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se LSI sipas tij është një sistem që duhet çmontuar. Ai më tej ka shtuar se bashkë me Bashën do e çonin për skrap por ai e ka “tradhtuar”, pasi tashmë sipas kryeministri, kryedemokrati  është pjesë e SHPK por në minorancë.

“Çuarja për skrap e LSI praktikisht projekt i përbashkët me Bashën por i tradhëtuar nga ai. Basha e ka tradhëtuar projektin sepse ishte ai që  e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap, ishte ai që u betua se sdo ketë më matrapazllëqe me LSI e sHPK, dhe sot është thjesht  një aksioner  në SHPK e katër ortakëve ku ai është ortak minorance sepse kryesor është Saliu dhe Ilir Meta.

LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu nuk është çështje personash. Kam besuar më parë dhe besoj se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet janë sistemet që korruptojnë njerëzit. Mjafton që ju të ndryshoni ekran do jeni njerëz të tjerë. Besoj se LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”, tha Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com