AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Deri në 2030-n PS-në do keni në pushtet, me ose pa mua

“Programi ynë është i qartë, i hapur, i ditur publikisht. Ne i kemi vendosur shtyllat, i kemi vendosur piketat. Vazhdojmë për të realizuar çfarë kemi thënë”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama duke bërë të ditur se do të publikojë një platformë me një program pune për Shqipërinë 2030.

Gjatë konferencës së përjavshme për shtyp në fokus ekonominë, i pyetur nga gazetarët lidhur me programin e PS-së, Rama deklaroi se “deri në 2030, Partinë Socialiste do të keni në pushtet që të jeni të qartë, me ose pa mua”.

“Në rastin konkret ne do të bëjmë publike një platformë me një program pune, jo program do ulim sigurimet shoqërore do rrisim pensionet se kjo është, do ulim prodhimin e qumështit, do rrisim prodhimin e djathit. E dini ju si mund të realizohet kjo? Vetëm nëse e dynd atë qumësht që mbetet me niseshte. Ky është programi që në fakt fyejmë fjalën program po ta quajmë program. Do ulim sigurimet shoqërore, do rrisim pensionet. Domethënë, do ulim prodhimin e qumështit dhe do rrisim prodhimin e djathit. Ja kjo është. Por do të jetë një plan pune, një vizion të Shqipërisë 2030 sepse këtë mos e lidhni me mua ju lutem se nuk është e lidhur me mua, por deri në 2030 Partinë Socialiste do të keni në pushtet që të jeni të qartë, me ose pa mua. Kështu që mos e lidhni me mua”, theksoi Kreu i Ekzekutivit.

“Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë duhet të ballafaqojnë karakteret, pastaj sigurisht dhe programet, pastaj edhe çfarë është bërë dhe kush mund të bëjë më shumë, po kjo fillon nga karakteret. Nga karakteri i lidershipit dhe i forcave politike. Ne e kemi thënë me kohë që ne do të ndajmë me qytetarët një platformë për Shqipërinë e vitit 2030. Praktikisht ne jemi në kushtet kur nuk mund të flasim me qytetarët thjesht për një program elektoral për të marrë në dorë punët e vendit, por duhet të flasim për një vizion dhe për ecurinë e mëtejshme të punëve të vendit  bazuar në çfarë është bërë dhe për të ndarë me qytetarët bindjen tonë se vetëm ne jemi ne gjendje të bëjmë atë që qytetarët duan, që ne duam dhe që të gjithë së bashku duam. Së shpejti do kemi mundësi ta ndajmë këtë vizion me qytetarët”, tha Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com