AktualitetTë fundit

Atentati mafioz në Durrës; Plumbat e automjetit në lëvizje nga një vrasës me pagesë

Një vrasje e dyfishtë ndodhi mbrëmjen e së hënës në lagjen 14 në Nish Tulla të Durrësit. Viktima të këtij atentati mbetën Dorjan Shkoza 25 vjeç dhe Anxhelo Avdija 24 vjeç..
Ndërkohë  thuhet se  personi se personi që qëlloi nga një makinë në ecje, mund të jetë një vrasës me pagesë.

Një nga pistat e hetimit është vrasja u bë për prishje të pazareve të drogës dhe një konflikt i mëparshëm. Gjatë natës, policia ka shoqëruar 45 persona, të cilët janë nga Durrësi dhe qytete të tjera.

Ngjarja

Dy të rinjtë u qëlluan me breshëri automatiku, nga një makinë në ecje e sipër, teksa ndodheshin në trotuar pranë tregut të fruta perimeve.

Dorjan Shkoza rezulton edhe i dënuar me 8 vjet për drogë dhe kishte dalë nga burgu në fund të vitit 2010, teksa kishte në pronësi kishte një pikë servisi makinash në zonën ku ndodhi krimi.

Dyshohet se pikërisht 35-vjeçari ka qenë në shënjestër të atentatorëve, çka ka bërë që prej plumbave të marrë në trup dhe në kokë, të gjejë vdekjen.

Ndërkohë Avdija, ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Pak pas ekzekutimit të dyfishtë në zonën e Bishtit të Zhurit, në Rrogozhinë, u gjet një automjet i djegur, i cili dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Benz” me targë AA 693 ZE, i cili rezulton të jetë i vjedhur.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com