AktualitetPolitikëTë fundit

Tejmbushën Bulevardin për 4 ditë, sot protesta e 5 kundër projektit në Zvërnec: Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet!

Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e mbrojtur në Zvërnec.

Grumbullimi i qytetarëve do të bëhet sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme.

Qytetarët e kanë bërë të qartë se kjo protestë është jashtë politikës dhe kjo është vënë re edhe gjatë protestave të mëparshme ku qytetarët thërrisni “Rama n’burg, Berisha n’burg’.

Tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalikë, gjë që nuk i ka penguar qytetarët të bashkohen pas përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë me piper nga autobotet.

Whatsapp Image 2026 06 04 At 09.34.23

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com