AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama dhe Berisha në burg!”, deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë për dorëheqjen e Ramës. Mos vazhdoni me teatrin patetik!

Deputeti i “Lëvizjesh Bashkë”, Redi Muçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se rendi i ditës sot në Kuvendin Shqiptar duhet të ishin protestat që mbahen prej katër ditësh në Tiranë.

Ai theksoi se Shqipëria po zien nga protestat e të rinjtë të cilat kërkojnë njëzëri “Rama në burg dhe Berisha në burg” dhe se kryeministri Edi Rama duhet të ishte i pranishëm dhe të jepte llogari.

“Rendi i ditës që ju lexuat si përket kësaj seance. Rendin e ditës e kanë vendosur ata të rinj dhe të reja që po protestojnë. Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e një qeverie, të krimbur dhe kalbur nga korrupsioni. Mos e vazhdoni më këtë teatër patetik. Shqipëria po zien nga entuziazmi. Rama në burg dhe Berisha në burg, kjo kërkesë është e vërtetë. Kjo do t’ju lejojë dhe ju të jeni më të qetë.”, tha ai.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com