“Sulmuat qytetarët me ujë dhe piper!”, Kapri kërkon Ramën dhe dorëheqjen e Lamallarit: Nga cila luftë hibride rrezikohet Shqipëria?
Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri ka kërkuar praninë e Ramës në seancë. Ai kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe ministrit Lamallari për atë që ndodhi dje në protestën para Kryeministrisë dhe jo vetëm.
E dyta kemi bërë kërkesë edhe për ministrin, për dhunën e ndodhur në Rrjoll. Rama tha dje jemi në luftë hibride, dil jep llogari nga kush po sulmohemi meqë drejton anti-terrorin.
Në ’90 Rama e mbushi Tiranën me “Enver Hitler” dhe Ramiz Alia nuk bëri gjë. Dje sulmuat qytetarët me ujë me piper, nuk e mbajti dot gardhi protestën.
Lejini dopio-standardet jep dorëheqjet nëse ke guxim!
Deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri ka kërkuar praninë e Ramës në seancë plenare.
Fraksion.com

