AktualitetPolitikëTë fundit

Protestat për Zvërnecin, Ina Zhupa: S’janë grekë, rusë apo agjentë… Janë shqiptarë që u dhimbset Shqipëria!

Ditën e sotme në Kuvend kanë nisur debate  nëlidhje me çështjen e protestave kundër projektit në Zvërnec.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj tha se të rinjtë shqiptarë sot po “luftojnë për Shqipërinë dhe sot janë çuar për një betejë që unë e kam nisur që me Butrintin“.

Ajo gjithashtu u ankua se përse projektligji që ajo ka çuar në Parlament për zonat e mbrojtura nuk është futur për diskutim: “Sot ua kërkon BE për ta miratuar. Jua kam sjellë ligjin që më 14 maj, pse nuk e keni sjellë në program?!”

Më pas, sa i takon teorive që qarkullojnë mbi protestuesit, Zhupa u shpreh se: “Janë protesues shqiptarë, jo grekë, jo rusë, jo agjentë, janë shqiptarë ata që u dhimbset Shqipëria!”

“Kam kërkuar një interpelancë urgjente me ministrin e Mjedisit për zonat e Mbrojtura Të vijë dhe t’u japë llogari shqiptarëve, përse nuk është futur në rendin e ditës Interpelanca urgjente. U mësuat ju që betonizonit çfarë të donit, bëtë Gjirin e Manastirit, dhe të Butrintin me koncension nuk pyetët dhe sot doni t’i hyni Nartës me kokë dhe nuk pyesni. Por harruat që shqiptarët luftojnë për Shqipërinë dhe sot janë çuar për një betejë që unë e kam nisur që me Butrinitn dhe PD e ka çuar në Gjykatë. Sot ua kërkon bashkimi Evropian ta mbroni. Janë protestues shqiptarë, jo grekë, apo rusë apo agjentë, janë shqiptarë që u dhimbset, Turizmi i qëndrueshëm është me mjedis të qëndrueshëm. Nuk ka turizëm të qëndrueshëm me beton. Ju doni t’i tregoni shqiptarëve histori me beton, vila. Sot duhet të trembeni  nga ata shqiptarë që protestojnë përtej çdo partie. S’mund të na thoni që po bëni studim mjedisor me Buldozier”, tha ajo.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com