“Ku ishit ju në 30 maj? ”, debati Bidos me Balliun për çështjen e Zvërnecit: Ju folët sepse u doli videoja
Deputeti i PS-së Ardit Bido, foli në lidhje me protestat e qytetarëve për projektin e Zvërnecit.
Bido ngriti pyetjen se ku ishin ata, që protestojnë sot më 30 maj. Ndërsa, tha se opozita është hipokrite.
Ardit Bido: Ku ishin më 30 maj këto që reagojnë sot? Si nuk folët një fjalë? Shfrytëzuat ndjenjat publike për teatrin publik. Jeni të pabesueshëm, doni të fitoni pikë politike. Flisni me emra për çdokënd. Nuk thoni emra, se nuk keni guxim se jeni hipokrizë.
Bidos iu përgjigj deputeti demokrat Klevis Balliu.
Balliu: Këta që dalin dhe na kanë habitur, kanë 14 vite që dhunohen qytetarët nëpër protesta, ka 14 vite që policia është përdorur për të sulmuar qytetarët nëpër protesta dhe nuk ua ka prishur. Arsyeja pse folët kësaj here është se ju doli videoja dhe u përpoqët të fshini krimin tuaj.
Fraksion.com

