AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëria 3 stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO- Serbi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi,  sot në konferencën pë median u ndal te bashkëpunimi trepalësh me Kroacinë dhe Kosovën për stërvitjen ushtarake.

Ai u ndal edhe te stërvitja e përbashkët mes NATO-s dhe ushtrisë serbe, duke u shprehur se kjo gjë nuk e shqetëson aspak.

“Kemi një bashkëpunim me Kroacinë dhe Kosovën. Shtetet bashkëpunojnë në industrinë e mbrojtjes. Në kuadër të marrëveshjes, është që të nxisë bashkëpunimin, meqë Kroacia dhe Shqipëria janë të dyja pjesë e NATO-s. jemi të dyja në kuadrin e strategjisë së aleancës që i përket mbrojtjes. Sa i përket bashkëpunimit me Kosovën, është në prodhimin e mjeteve ushtarake. Sot që flasim ka një stërvitje që zhvillohet mes NATO-s dhe ushtrisë serbe. Fakti që kjo stërvitje ndodh dhe fakti që Shqipëria e Kroacia janë pjesë e NATO-s, dhe në Kosovë është prezenca e KFOR-it që është mision i NATO-s, tregon që stërvitja e NATO-s atje është më shumë nxitje flake mediatike atje”, tha ndër të tjera ministri Nufi.

“Në lidhje me pyetjen, stërvitjet do të zhvillohen në Kroaci, ku ne jemi në fazën e planifikimit. Po ashtu edhe një në Shqipëri. Nuk do të jenë tre shtete, por edhe të tjera, qoftë nga NATO, qoftë nga vende me të cilat bashkëpunojmë”, tha Kingji.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com