Marta Malin e Zi drejt anëtarësimit në BE në vitin 2028, negociatat mund të mbyllen brenda këtij viti
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar ecurinë e Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, duke e cilësuar atë si vendin më të avancuar mes shteteve kandidate.
Sipas Kos, vendi mund të arrijë mbylljen e negociatave deri në fund të këtij viti, në përputhje me udhërrëfyesin e përcaktuar nga Komisioni Evropian.
“Për herë të parë që nga përfundimi i negociatave të anëtarësimit me Kroacinë, në vitin 2011, Bashkimi Evropian ka mundësinë t’i përmbyllë me sukses negociatat e anëtarësimit me një vend kandidat”, u shpreh komisionerja.
Ajo shtoi se puna për Traktatin e Anëtarësimit të Malit të Zi ka nisur tashmë dhe se nënshkrimi i tij mund të bëhet më së hershmi më 28 qershor.
Kos theksoi se përparimi i Malit të Zi tregon se procesi i anëtarësimit në BE mund të sjellë transformime të rëndësishme, kur ekziston vullneti politik dhe angazhimi për përmbushjen e kritereve evropiane.
Në fjalën e saj, komisionerja nënvizoi gjithashtu se përparimi drejt anëtarësimit në BE varet nga vullneti dhe zgjedhjet politike të secilit vend kandidat.
Fraksion.com

