AktualitetPolitikëTë fundit

Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancë: Lexoni letrën time

Ditën e sotme është caktuar seanca e radhës gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vetë kryebashkiaku pritet të mos marrë pjesë në seancën e sotme, por do të përfaqësohet nga mbrojtësit e tij ligjorë.

Ky zhvillim vjen në një situatë kur mes tij dhe qeverisë ka nisur një përplasje në distancë pas transferimit të Veliajt në burgun e Fierit.

Veliaj i ka kërkuar trupit gjykues që ta lexojë në seancë shkresën me qëllim transparencën dhe vlerësimin ligjor të saj.

Para pak çastesh në GJKKO është paraqitur avokati Plarent Ndreca, i cili në një komunikim të shkurtër me gazetarët, është shprehur: “Të shohim si do të shkojë procesi”.

Fraksuon.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com