AktualitetBota+Të fundit

Shpaloset banderola kërcënuese në Iran: Do të vrasim Trumpin

Një tabelë gjigande është shfaqur në sheshin Enghelab të Teheranit, e cila kërcënon me vdekje presidentin amerikan Donald Trump, duke shfaqur edhe imazhe të tij dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë e izraelitë të gjakosur.

Kjo është cilësuar si një akt tjetër i përshkallëzim të retorikës anti-amerikane të Iranit, ndërsa dy vendet po përpiqen të intensifikojnë negociatat për të shmangur një konflikt të ri.

Kujtojmë se ushtria amerikane ka kryer sulme të kufizuara “mbrojtëse” ndaj objektivave iraniane në Ngushticën e Hormuzit, pas kërcënimeve me raketa tokë-ajër ndaj aseteve ushtarake amerikane, raporton Associated Press. Një tabelë gjigande është shfaqur në sheshin Enghelab të Teheranit, e cila kërcënon me vdekje presidentin amerikan Donald Trump, duke shfaqur edhe imazhe të tij dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë e izraelitë të gjakosur.

Vendet e Gjirit kanë dënuar gjithashtu sulmin e së premtes ndaj një anijeje transportuese të gazit natyror të lëngshëm të Katarit. Në Jemen, forcat e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht bëjnë me dije se një ushtar është vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur gjatë zmbrapsjes së një sulmi të rebelëve Houthi në provincën e Taizit. Zhvillimet vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje mes Uashingtonit dhe Teheranit vijojnë pa një rezultat përfundimtar

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com