AktualitetBota+Të fundit

Hapen qendrat e para të votimit në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA që do të përcaktojnë pjesën tjetër të presidencës së Trump

Është dita e votimit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA – miliona amerikanë po votojnë për të vendosur se kush do të kontrollojë Kongresin gjatë dy viteve të fundit të presidencës së Donald Trumpit.

Çfarë është në lojë në këto zgjedhje? Të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve; 35 nga 100 vendet në Senat; si dhe poste të ndryshme në nivel shtetëror, përfshirë guvernatorët. Lexoni shpjegimin tonë të thjeshtë këtu.

Partia Republikane e Trumpit kontrollon të dyja dhomat e Kongresit – demokratët shpresojnë të sigurojnë mjaftueshëm vende për të fituar shumicën në të dyja dhomat.

Nëse marrin kontrollin e Kongresit, demokratët do të jenë në një pozicion më të favorshëm për të bllokuar planet e Trumpit, si dhe mund të nisin hetime ndaj presidentit dhe ekipit të tij. Siç shpjegon Anthony Zurcher, kjo mund të përfshijë madje edhe një përpjekje për shkarkimin e Trumpit (procedura e “impeachment”).

Qendrat e para të votimit u hapën në Vermont në orën 05:00 sipas orës lokale (10:00 GMT), ndërsa rezultatet pritet të vijnë gjatë mbrëmjes dhe natës në SHBA. Kemi ekipe gazetarësh në mbarë vendin për t’ju sjellë lajmet dhe analizat më të fundit.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com