“Nuk i thonë dot jo kryeministrit, vetëm firmosin”/ Gjokutaj për transferimin e Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier: Në lojë janë tre personazhe, Erioni, Gysi dhe Edi
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e këtij vendimi dhe mënyrën se si është komunikuar nga autoritetet.
I ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Gjokutaj u shpreh se në shumicën e rasteve transferimet e të paraburgosurve ose të dënuarve kryhen me kërkesën e vetë personit ose kur konstatohet një shkelje e rëndë.
Sipas Gjokutajt, zyrtarët që zbatojnë vendimet mund të mos kenë hapësirë për t’i kundërshtuar ato, ndërsa pretendoi se klasifikimi i informacionit si sekret përdoret për të mos dhënë shpjegime për transferimin.
Fraksion.com

