AktualitetPolitikëTë fundit

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë Erion Veliaj, na vër në dispozicion dokumentacionin

Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime për mënyrën e transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi Durrësit në atë të Fierit.

Një burim nga grupi parlamentar i PS në dijeni të këtij zhvillimi i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se kjo kërkesë depozituar në Kryesinë e Kuvendit paraditen e kësaj të enjteje, i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë

Dy kryetarët socialist të këtyre dy komisioneve parlamentare kërkojnë të dinë nëse Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë për urdhrin e vlerësuar prej tyre ai  sekret shtetëror,  të lëvizjes të Erion Veliajt.

Ky zhvillim i dy ligjvënësve socialist vjen pas një debati në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku Bledi Çuçi, kërkoi shpjegime nga Ministri Drejtësisë Toni Gogu për Erion Veliajn.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.

Ndërsa Toni Gogu i është përgjigjur se pret ti vijë informacioni.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com