AktualitetPolitikëTë fundit

“Balluku e lirë dhe mund t’u bëjë presion gjykatave”/ Lubonja: Ish-zv.kryeministrja aktive në mbrojtjen e saj dhe të Ramës, bashkëpjesëtarë në krim

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, gjatë një interviste në emisionin “Prime News24” në News24, duke ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm politik në proceset e drejtësisë.

Lubonja iu referua raportimeve për një takim të mundshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe Ballukut, duke përmendur edhe deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Ai theksoi se nuk ka informacion të konfirmuar për atë që është përmendur si “vila e kuqe”, por u shpreh se, nëse pretendimet janë të vërteta, ato ngrenë pikëpyetje mbi marrëdhëniet mes personave të përfshirë në çështje.

“Nuk e di sa e kemi investiguar, por thuhet se Rama u takua me Ballukun. E ka thënë edhe Arben Ahmetaj. Se kush është vila e kuqe, nuk e di. Nëse është e vërtetë, tregon se Balluku është aktive në mbrojtjen e të dyve si bashkëpjesëtarë në krim”, u shpreh Lubonja.

 

 

Analisti ngriti gjithashtu shqetësimin për pozicionin e Ballukut, e cila vijon të jetë e lirë dhe deputete, duke argumentuar se kjo situatë mund të krijojë mundësi për ndikim mbi proceset gjyqësore.

“Se di sa e kemi investiguar, por thuhet Rama u takua me Ballukun…e ka thënë dhe Arben Ahmetaj, Se kush është vila e kuqe nuk e di…Nëse është e vërtetë, tregon se Balluku është aktive në mbrojtjen e të dyve si bashkëpjesëtarë në krim. Kjo është e lirë dhe deputetë dhe vendos…Kjo në këto kushte mund t’u bëjë presion dhe gjykatave. Mbi SPAK ushtrohet presion”, tha ai.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com