AktualitetPolitikëTë fundit

“Shuplakë” politikës! Studentët thirrje në kor nga protesta para Ministrisë së Arsimit

“Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” janë disa nga thirrjet që po jehojnë në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë kanë mbushur rrugën e Durrësit, duke vijuar tubimin e tyre në kuadër të lëvizjes studentore që prej më shumë se dy javësh kundërshton qeverinë dhe kërkon ndryshime.

Me thirrjen “Studentët kërkojnë revolucion”, protestuesit po përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa zërat e tyre dëgjohen përgjatë gjithë zonës ku po zhvillohet protesta.

Studentët vijojnë bojkotin e mësimit dhe kërkojnë që kërkesat e tyre të marrin përgjigje, ndërsa në mbështetje të tyre janë bashkuar edhe pedagogë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com