Etika përjashton Bardhin dhe Balliun me 60 ditë, deputeti demokrat: Gjithçka me urdhër të Ramës
Etika ka marrë vendimin për ta përjashtuar Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun me 60 ditë.
Pas vendimit, ka ardhur edhe reagimi nga ana e Balliut. Ai shprehet se është absurde, që goditje me vezë të cilësohet si një akt dhune. Balliu thekson se çdo vendim vjen me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Është absurde që goditja me vezë konsiderohet akt dhune. Ne po akuzohemi se paskemi ofenduar Peleshin. Të na thonë se Agasi na ka urdhëruar që ne t’ju përjashtojmë për 2 muaj. Pa diskutim që ne do e ankimojmë. Çdo gjë vjen me urdhër të kryeministrit Rama”, tha Balliu.
Fraksion.com

