AktualitetBota+Të fundit

“Do flasim vetëm me shenja”, Balliu zbulon skenarin e PS për “Territorialen”: Qëllimi, që të largohen edhe më shumë shqiptarë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kundërshtuar reformën e re territoriale, duke pretenduar se ndryshimet do të thellojnë largimin e shqiptarëve nga vendi dhe do t’i largojnë qytetarët nga shërbimet vendore.

I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, me moderatoren Megi Latifi, Balliu tha se reforma nuk duhet parë thjesht si një çështje teknike apo ligjore, por si një ndryshim që, sipas tij, prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Ai akuzoi mazhorancën se po ndjek një agjendë që, sipas tij, lidhet me shpopullimin e Shqipërisë.

“Kjo ishte ditë e zezë jo vetëm për demokracinë, por për qytetarët. Atyre iu është hequr afrimiteti me bashkitë, është një situatë e tërë që nuk duhet parë si problem teknik apo ligjor. Kjo reformë nuk është e rastësishme, por ka mision të planifikuar nga agjendat e majta dhe më gjerë, që lidhen me shpopullimin e Shqipërisë. Kjo gjë është denoncuar më herët nga PD-ja. Nga ajo kohë deri më sot janë larguar 1.4 milionë shqiptarë. Me këtë reformë do të largohen akoma më shumë shqiptarë. Ka tentativa për të zëvendësuar shqiptarët me të tjerë.

Këtë verë kam folur me shenja me punonjësit në jug, se nuk flisnin as shqip dhe as anglisht. Ju garantoj se në këtë studio do të flasin me shenja, pasi do të ikni dhe ju. Gazetarë, mjekë dhe të tjerë, sepse nuk qëndrojnë dot. Një qytetar në Kukës paguan taksa sikur jeton në Bllok. Keni urbanin e Kasharit që nuk shkon në Kashar.”

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com