Sot zgjidhen 3 anëtarët e KLP-së dhe një në Këshillin e Magjistraturës, kreu i SPAK pjesë e mbledhjes
Ashtu siç është njoftuar më herët, në orën 10 ka nisur mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve nga ku do të zgjidhen tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe një anëtar në Këshillin Drejtues të Magjistraturës. Mësohet se takimi po mbahet në ‘Polin e Drejtësisë’, ku merr pjesë dhe kreu i SPAK-do Klodian Braho.
Ndërkohë, mbledhja u pezullua për disa minuta, pas një emaili kërcënues që u adresua në drejtim të disa institucioneve.
Policia që po ndjek situatën, pritet të verifikojë përmbajtjen e emailit, si dhe vërtetësinë e pretendimeve për praninë e një mjeti shpërthyes.
Fraksion.com

