AktualitetPolitikëTë fundit

Rama largohet me Demon duke qeshur, Braçe mban kokën me dorë, Spiropali nxiton të ikë. Çfarë ndodhi gjatë votimit të “Territoriales”

Votimi i Reformës Territoriale në Kuvend me 85 vota pro dhe 34 kundër, u shoqërua me momente tensioni dhe skena të pazakonta në sallën e seancave plenare.

Pas votimit, kryeministri Edi Rama u largua duke qeshur i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe kreu i Kuvendit Niko Peleshi. Rama ndaloi për disa çaste me të dy duke biseduar

53c0d324 93fb 48ff 99b3 1b9cff37a7b8

Erion Braçe u pa me kokën të mbështetur në dorë, ndërsa Elisa Spiropali ka qëndruar në këmbë gjatë votimit duke pritur me padurim të largohej.

Eb68a618 C7d7 4ea6 85d8 B1d07bfdec1b
54332dc5 Dbf8 4edb 97a4 803d0abb168f

Nga ana tjetër, nuk munguan episodet për t’u veçuar edhe në krahun e opozitës. Gazment Bardhi hodhi bidonë uji drejt keyeministrit Edi Rama dhe lagu disa deputetë socialistë, ndërsa deputeti Klevis Balliu buçiste një bori kamioni duke krijuar zhurmë në sallën e Kuvendit.

12561747 Cc04 439d B11a 8359b8667410
C8da16b3 46cb 40ef 88d2 5f0bda244d0b

Gjithsesi, mazhoranca miratoi me 85 vota pro Reformën Territoriale, ndërsa 34 vota të opozitës ishin kundër. Momenti i votimit u shoqërua me momente kaosi dhe tensioni, pasi në sallën e Kuvendit u shfaq zv/kryeministrja Belinda Balluku për të votuar Reformën Territoriale. Demokratët iu drejtuan asaj me fjalët “hajdute”, “e korruptuar” apo dhe “dil jashtë” e “në burg”.

Screenshot

Tensionet nuk u ndalën me kaq, por Gazment Bardhi hodhi ujë drejt saj dhe bidonë kryeministrit Edi Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com