Alarm për bombë në mbledhjen e prokurorëve, policia në gatishmëri pas emailit kërcënues
Alarm nga njoftimi per vendosjen e një bombe është shkaktuar edhe gjatë mbledhjes së prokurorëve, pas mbërritjes së e-mailit kërcënues në adresë të dhjetëra institucioneve.
Në orën 10:00 ne ‘Polin e Drejtësisë’ do të zhvillohej mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve nga ku do të zgjidhen tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe një anëtar në Këshillin Drejtues të Magjistraturës.
Por mbledhja është pezulluar për momentin derisa Policia të ushtrojë kontrollet.
Policia që po ndjek situatën, pritet të verifikojë përmbajtjen e emailit, si dhe vërtetësinë e pretendimeve për praninë e një mjeti shpërthyes.
Fraksion.com

