Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës apo Ergys Agasit, policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh
Deputeti Saimir Korreshin në një deklaratë për mediat, ka ngritur shqetësimin për situatën e tensionuar jashtë Kuvendit ku mbahet edhe protesta.
Saimir Korreshi nga protesta pranë parlamentit ka denoncuar efektivët e policisë se janë me maska dhe të paidentifikuar.
Po ashtu, Korreshi publikoi edhe foton e një prej efektivëve, që sipas tij shan dhe ofendon protestuesit.
Ai bëri thirrje që persona të tillë nuk mund të jenë në radhët e policisë së shtetit.
“Këta nuk kanë as numër identifikimi, pastaj ka edhe një surrat këtu që shan protestuesit dhe i tregon allatet. Se i ka hallatet si Adi Hila apo Ergys Agasit, por policia nuk mund të bëjë kështu halerash dhe pa identifikimi”, tha deputeti demokrat.
Fraksion.com

