“Je skllav i vesit, t’i blen votat bixhozi”, përplasje Berisha-Klosi për Territorialen! Socialisti: Jemi më të fortë se kurrë!
Debate në Kuvend mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe deputetit socialist Blendi Klosi gjatë diskutimeve për reformën territoriale. “Çfarëdo që të bëni, nuk do të shpëtoni, jeni të marrë fund”, iu tha Berisha socialistwve por pwrgjigjen e mori nga Blendi Klosi i tha se tw gjitha bashkitw do t’i fitojnw.
Sali Berisha: Në Parlament, një dhunë dhe terror i paparë ka shpërthyer ndaj qytetarëve që sot protestojnë në mbrojtje të Kushtetutës së vendit. Një dhunë e paparë ka shpërthyer ndaj të rinjve, burrave dhe grave të mbledhur nga e gjithë Shqipëria. Kërkoj stop dhunës ndaj protestuesve, kërkoj që të pranohen dhe të dëgjohen në Parlament. Janë përfaqësues nga të gjitha partitë.
E kuptoni se çfarë ndodh? Ka 54 udhëtime të regjistruara me Begon e tij. A mund të kishte një vend në botë që mbante në Parlament shoqëruesin e një supertrafikanti, që i mori mbiemrin trafikantit? Ajo çoi burrin në SPAK sot… Olta. Jeni marrë, çdo ministër me kontrabandë, edhe vetë Olta. Oltat, Lubitë mund të kenë interesa të tjera përveç interesave kriminale të klanit? Është absurde…
Ju garantoj që fatin e Edi Ramës do të kesh, të ka marrë si letër të fundit… Këtij Demos ia kam fjalën dhe mendon se dhuna do t’i ndalë. Çfarëdo që të bëni, nuk do të shpëtoni, jeni të marrë fund.
Blendi Klosi: Jemi më të fortë se kurrë. Jemi të gatshëm t’ju sfidojmë që, nga të gjitha bashkitë që do të dalin sot, ju të merrni më pak se gishtat e dorës bashki, të cilat mund t’i merrni vetëm nëse ne bëjmë ndonjë gabim. Nëse nuk bëjmë gabime, të gjitha bashkitë që dalin sot nga votimi, ne do t’i fitojmë. Prapë me hile, frikacakë! Nuk merrni dot një vendim në profilin tuaj politik. Nuk doni të flisni kur të hapet diskutimi dhe flisni tani që është për procedurë, për të thënë që ne do të ikim se do të shkojmë te protesta. Ne jemi këtu për t’u përballur me argumente. Ne mendojmë se bashkimi i bën bashkitë më të forta.
Sali Berisha: Një njeri që ia ka blerë bixhozi votën, nuk meriton përgjigje. Ai është skllav i vesit. Shumëzojeni me zero diskutimin që bëri.
Fraksion.com

