“Armë dhe drogë”, “Përfaqësonte kryeministrin në afera mafioze”, SPAK kontroll Ron Yeffet në banesë, Berisha: I telefonoi 4 herë Edi Ramës, por nuk iu përgjigj
Duke iu referuar Ron Yeffet, Berisha e cilësoi atë si një personazh të përfshirë, sipas tij, në një sërë aferash korruptive dhe mafioze, duke pretenduar se ai ka vepruar si përfaqësues i kryeministrit.
“Historia e të famshmit Ron Yeffet është histori personale e Edi Ramës. Ky personazh, i implikuar në një mori aferash mafioze korruptive, si përfaqësues i Ramës, u kontrollua para pak ditësh në banesën e tij nga organet ligjzbatuese”, tha kreu i PD-së.
Berisha pretendoi më tej se gjatë kontrollit, Yeffet ka telefonuar katër herë Edi Ramën dhe tri herë Linda Ramën, por sipas tij nuk ka marrë përgjigje.
“Qytetari digjital informoi se nga kontrolli ai mbeti i fantaksur, sepse nuk e besonte kurrë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se gjatë kontrollit mori të paktën katër herë në telefon Ramën dhe tri herë Linda Ramën, por nuk iu përgjigj njeri”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se këto pretendime janë çështje që duhet të verifikohen nga organet e drejtësisë.

