“Histori të turpshme”, Berisha: Kompania e Yeffet mori 45 mln euro nga taksat e shqiptarëve. Ky grup mafiozësh plaçkit prona private…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kompania e Ron Yeffet, ka përfituar rreth 45 milionë euro nga buxheti i shtetit, si dhe prona shtetërore e private.
Sipas Berishës, përveç pronave shtetërore, grupi që ai akuzon ka marrë edhe prona private të qytetarëve në Zall-Herr.
Ai vijoi me pretendimet për pronat në Zall-Herr, duke thënë se familjeve u janë marrë pasuritë e fituara me dokumentacion, me argumentin se ato i përkisnin shtetit.
“Përveç këtyre, ky grup mafiozësh shkon dhe plaçkit prona private të qytetarëve shqiptarë në Zall-Herr, të fituara me dokumentacion. Ua marrin familjeve pronat duke u thënë se janë të shtetit. Historia është shumë interesante dhe e turpshme”, u shpreh Berisha.
Fraksion.com

