AktualitetPolitikëTë fundit

Prapaskenat nga mbledhja e grupit të PS: Braçe dhe Vullnet Sina i dalin kundër Ramës për hartën e re Territoriale

Zbardhen prapaskenat e diskutimit nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, që u mbajt ditën e sotme, teksa para Kryesisë së Kuvendit po zhvillohen protestë kundër Territoriales. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se në mbledhjen e socialistëve, ka pasur dy zëra kundër mazhorancës.

Mësohet se deputetët Vullnet Sina dhe Erion Braçe kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër hartë së re territoriale, që pritet të kalojë për mirartim më 8 tetor në Kuvend, pavarësisht se nuk ka dakordësinë e opozitës.
Braçe dhe Sina janë shprehur kundër hartës se re territoriale që redukton me 46 numrin e bashkive. Me reduktimin e bashkive, deputetet mësohet të jenë shprehur se reduktohet efikasiteti i bashkive në ofrimin e shërbimeve.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com