AktualitetPolitikëTë fundit

“Mos e çani në dysh një popull”, Artan Fuga thirrje Ramës: Cdo ditë që kalon na humbet vite paqeje dhe zhvillimi!

Dinamika e dhunës, kjo është e sigurt, e konfirmuar qindra herë në historinë moderne, çon në tragjedi kombëtare afatshkurtër dhe afatgjatë, sikurse çon po aty represioni i dhunshëm policor, sikurse çon po aty rrudhja e të drejtave politike individuale,

Shqipëria nuk e mban dot mbi supe as autoritarizmin e bazuar te frika dhe represioni, as kaosin urban, as urrejtjen dhe përbuzjen e dyyanshme midis rinisë, masave të gjëra nga njëra anë dhe pushtetit nga ana tjetër!

Në asnjë vend të botës kontrata me elektoratin nuk bëhet nga mandati në mandat nëse në mes të mandatit ka kriza dhe bllokime.

Kush ndihet në të drejtën e vet, e teston, e riprovon, në ende e ka apo nuk e ka më mbështetjen elektorale!

(https://youtu.be/WysYziONOOQ?si=a1qFlFmTg5b7XglC)

Shqipëria sot ka nevojë për zgjidhje politike të krizës! Zgjidhje të plotë, të besueshme, kushtetuese, të shpejtë! Cdo ditë që kalon na humbet vite paqeje dhe zhvillimi!

Mos e çani në dysh një popull që gjënë më të çmuar, të vetmen forcë që ka pasur dhe ka në histori, është uniteti i vet socio-psikologjik!/fb

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com