AktualitetRajoniTë fundit

Studententët fitojnë zgjedhjet në Serbi, festë në qendër të Beogradit

Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Beogradit, ku janë ndezur flakadanë dhe dëgjohen boritë e automjeteve, pas fitores në zgjedhje të Listës Studentore.

Aleksandar Vuçiç pranoi humbjen, duke theksuar se “është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, shkruan A2.

“Fitoren e ka siguruar lista e bllokadës studentore, e cila do të ketë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne rreth 105. Ne kemi rreth 1 milion e 720 mijë vota, por kjo shifër nuk ka fare rëndësi në këtë moment. Ata kanë rreth 2 milionë e 200 mijë vota”, deklaroi Vuçiç.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com